Skip to content

Të dy lojtarët në fjalë rezultojnë të jenë në “Top 10” lojtarët më të vlerësuar për Kombëtaren, sipas “transfermarkt”. Mehmeti, 24 vjeç, ka fituar së fundmi edhe rritjen më të madhe në treg. Vlera e tij ka shkuar në 7 milionë euro, duke u dyfishuar nga shuma e mëparshme.

Në anën tjetër Shpendi vlerësohet me 6 milionë euro duke mbyllur listën e “Top 10”. Sulmuesi 22-vjeçar ishte më efikasi i Çezenës këtë sezon, që shkoi deri në fazën “play-off” për ngjitjen në Seria A.

I ngjashëm edhe sezoni i Mehmetit te Bristol Siti. Sulmuesi shqiptar ishte ai që shënoi më tepër gola te skuadra e tij, që luajti në “play-off” shanset për t’u ngjitur në Premier Ligë./panoramasport

“TOP 10” LOJTARËT MË TË VLERËSUAR

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *