Skip to content

Artan Hoxha shpërthen pas 11 majit: Bandat nuk janë më thjesht trafikantë, por ‘investitorë strategjikë’ të…

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar ndikimin e krimit dhe bandave në zgjedhjet e 11 Majit, në veçanti evolucionin e krimit në zonën e Durrësit pas operacionit të antimafias italian “Ura”. Hoxha theksoi se grupet kriminale, që më parë vepronin në hije, sot janë transformuar në “investitorë strategjikë” dhe kanë një rol kyç në politikë, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore. ‘ “Poja”…U kristalizuan si grupi i Shkozetit dhe ngeli grupi i Shkozetit sepse ne nuk shkojmë menjëherë tek nofka. Nofka është aty në lagje. O të vihet emri i nënës, emri i dajos, kë ke ti më të shquar aty. Ne rastin konkret shkoi si grupi i Shkozetit e më pas filloi identifikimi. Është fakt se këtë kanë qenë për një kohë të gjatë në hije aty. Pra kutu them… në mbrojtje, nuk kanë qenë në sulm. Si të them se edhe në botën e nëndheshme ka një hierarki, ka ca rregulla. Pra edhe në xhungël është Luani, Leopardi dhe vijnë me radhë kafshët e tjera. Kurse ne kemi vetëm hiena. Dhe Hienat nuk lënë asgjë sipër dhe asgjë poshtë. Në fund hanë njëra – tjetrën. Pra ne e kemi bërë Safari.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *