Mjetit u gjetën 3 zarfe me para dhe një sërë dokumentesh, përfshirë karta identiteti franceze dhe leje qëndrimi në vende të BE-së.
Gjithashtu bëhet me dije se lidhur me rastin u arrestuan në flagrancë dy persona: A. L., 32 vjeç, drejtuesi i autobusit, dhe K. Gj., 41 vjeç, punonjës i agjencisë, për vepra që përfshijnë mosdeklarim të të hollave në kufi, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.
Policia thotë se ndaj shoferit të dytë të autobusit, nisi procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa pronari i agjencisë u shpall në kërkim. Autoritetet sekuestruan gjithashtu 4 celularë të dyshuar si të përfshirë në veprimtarinë kriminale.
Be First to Comment