Martina, e përshkruar si vajzë e buzëqeshur, e dashur dhe e ëmbël, ëndërronte të bëhej oficere policie. Por ëndrra e saj dhe jeta e saj u ndërprenë tragjikisht nga një akt xhelozie dhe dhune që, sipas atyre që e njihnin, nuk erdhi krejt papritur.
Në një intervistë për La Repubblica, mësuesja e saj e italishtes, Michela Pascià, rrëfeu momentet e fundit me Martinën: “Të hënën e pashë të shpërqendruar, po shikonte nga dritarja. E pyeta nëse kishte ndonjë problem dhe më tha me buzëqeshjen e saj të zakonshme se gjithçka ishte në rregull. Ishte hera e fundit që e pashë.”
Një shoqe klase ka treguar se Martina e kishte lënë Alession, pasi i kishte thënë se ndjenjat kishin ndryshuar. Ai e kishte marrë keq dhe nuk e kishte pranuar ndarjen.
Mësuesit dhe bashkëmoshatarët e përshkruajnë Alession si jashtëzakonisht xheloz dhe me vështirësi në marrëdhëniet me të tjerët, veçanërisht me djemtë – një djalë i mbyllur, që nuk i përshëndeste as shokët në prani të saj.
Be First to Comment