Skip to content

Pas publikimit të ngjarjes, prindërit protestuan duke kërkuar hetimin e personave përgjegjës dhe masa për përmirësimin e sigurisë ushqimore në institucionet e arsimit parashkollor.

Në një reagim publik, kryetari i bashkisë së Gramshit, Besjan Ajazi, mohoi akuzat për fshehje të ngjarjes apo intimidim ndaj prindërve, duke theksuar se kompania “Nelsa SHPK”, e cila ka fituar tenderin për furnizimin me ushqime të kopshtit, ka paraqitur të gjitha analizat higjeno-sanitare sipas rregullave në fuqi.

Megjithatë, dyshimet kryesore mbeten mbi këtë kompani, pasi vezët që rezultuan burimi i infeksionit janë pjesë e produkteve të shpërndara prej saj.

Salmonella është një bakter i zakonshëm në produktet me origjinë shtazore, si mishi i pulës dhe vezët, dhe mund të shkaktojë probleme serioze gastrointestinale, sidomos te fëmijët. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësive institucionale vijojnë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *