Skip to content

Sipas burimeve zyrtare pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), shkaku i infeksionit ka qenë veza e kontaminuar e përdorur në ushqimin e fëmijëve. Fillimisht u morën në analizë mishi i pulës dhe qumështi, të cilat rezultuan negativë, duke përjashtuar këto produkte si burim të infeksionit.

Skandali u zbulua një javë më parë, kur disa fëmijë të kopshtit shfaqën simptoma të njëjta të helmimit ushqimor. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) kreu analiza për 79 persona, nga të cilët 17 dolën pozitivë me salmonelë.

Aktualisht, 6 fëmijë që kërkuan kujdes mjekësor në fillim janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në shtëpi.

Si masë paraprake, AKU ka pezulluar aktivitetin e Kopshtit Nr.1 në Gramsh deri në përfundimin e dezinfektimeve dhe kontrolleve të plota ushqimore.

Ndërkohë, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive që çuan në infektimin masiv.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *