Viktimat janë tre burra të moshës 84, 85 dhe 87 vjeç. Nga të plagosurit, 34 persona morën ndihmë mjekësore, ndërsa njëri ndodhet në gjendje kritike.
Zjarrfikësit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe arritën të vënë zjarrin nën kontroll brenda 20 minutash. Gjatë operacionit të shpëtimit, u identifikuan pacientë që thërrisnin për ndihmë nga dritaret, të cilët u evakuuan me shkallë dhe nga brenda ndërtesës.
Një pjesë e spitalit u evakuua për siguri, ndërsa shumica e të plagosurve morën ndihmë të menjëhershme në vendngjarje. Dy persona u transportuan në klinika të afërta për trajtim të mëtejshëm.
Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta. Policia gjermane ka nisur hetimet, ndërsa rezultatet pritet të bëhen të ditura brenda ditës së hënë.
Be First to Comment