Ai shtoi se kreu i qeverisë është fotografuar më pas me Nusretin, ku ka konsumuar biftekun e famshëm me ar të kuq, që kushton 1 mijë dollarë.
“Thuhet se Edi Rama me çarter dhe me bileta që shkojnë tek 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen dhe doli me Nusretin e 1 mijë dollarëve biftekun. Sigurisht si sheik, shijon krimet e tij, krimet monstruoze elektorale që ka bërë”, u shpreh Berisha.
Deklarata e Berishës vjen në një moment kur ai vetë ndodhet nën masë sigurie “arrest shtëpie”, ndërsa ka qenë shumë aktiv me reagime politike përmes daljesh publike dhe rrjeteve sociale. Deri më tani nuk ka reagim nga ana e Kryeministrisë lidhur me këto akuza.
Be First to Comment