Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Objektivi”, i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës.
Policia njoftoi se, pas hetimeve të kryera, rezultoi se E. H. është autori i dyshuar i grabitjes me dhunë dhe dëmtimit të pronës.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Be First to Comment