Lauren Tomasi, korrespondente amerikane për Nine Neës, ndodhej jashtë Qendrës Metropolitane të Paraburgimit në qendër të Los Anxhelosit kur u godit nga një plumb gome, në momentin që oficerët e policisë filluan të ndërhynin për shpërndarjen e protestuesve.
“Pas orësh qëndrimi në heshtje, kjo situatë tani është përkeqësuar me shpejtësi, policia e Los Anxhelosit po hyn me kuaj, duke qëlluar me plumba gome drejt protestuesve, duke i zhvendosur ata nëpër zemër të Los Anxhelosit”, tha ajo në raport.
Vetëm pak çaste më vonë, ajo dëgjohet dhe shihet duke u goditur nga një plumb gome gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Be First to Comment