Skip to content

“Nuk e paskam parë këtë që ka thënë. Sidoqoftë, njerëzit e Armandos ne i kemi të njohur dhe i kam bërë një telefonatë. Unë kam marrë dhe bileta online, siç ishte për këtë ndeshje, për shkak të tifozëve kuqezi dhe Plisat, për të mos bërë rrëmujë. Sepse është një lojë shumë e tensionuar, me Serbinë, e dimë si është historia jonë. Unë i kam marrë disa bileta kështu, disa me telefonatë, sepse kuptohet ne që jemi media, që jemi në televizion, i marrim biletat sepse është diçka që na takon. Nuk e kuptoj pse u bë kaq e madhe”, tha Nura gjatë intervistës.

E pyetur “ti e njeh personalisht Armand Dukën?”, Juliana u përgjigj:

“Kur kam qenë në Tiranë në “Air Albania” e kam hasur disa herë, i kam dhënë dorën, por kaq”.

Ndërsa pyetjes ‘por se tha ai që nuk të njeh?’, Nura u shpreh:

“Nuk e kam parë këtë, përderisa nuk e kam parë nuk di se çfarë të them. Por për shkak imazhi. Unë mendoj se është privatizuar “Air Albania”, është privatizuar Kombëtarja e Shqipërisë prej tij. Unë kështu e kuptoj, që ky është një biznes i tij dhe nuk do që ta dëmtojë dhe të thotë që i kam dërguar bileta. Unë kështu e mendoj, përderisa ti e privatizon një lojë dhe nuk lë të futen tifozët kuqezi… Nuk është e drejtë të lësh tifozët kuqezi dhe Plisat jashtë “Air Albania””. /TAR/

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *