Të mos ndodhin më gjëra të tilla. Ia ruaj me fanatizëm të gjitha sendet e veta. Tani kemi marrë projektin dhe kush dëshiron të kontribuojë, është i mirëpritur”, tha Florina Cani, nëna e Martinit 14 vjeçar, e ftuar në emisionin “Opinion”.
Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, ka ndodhur mesditën e 18 nëntorit 2024 pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet. Gjatë një konflikti me M.Përlleshaj, Martin Cani mbeti i vrarë nga një goditje me thikë në zemër, ndërsa i plagosur mbeti dhe miku i tij Luis Meçja.
M.Përlleshaj po gjykohet për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave. Gjykata ka refuzuar kërkesën e avokatit të të miturit për të përfituar gjykim të shkurtuar, duke vijuar kështu një proces të rregullt gjyqësor.
Be First to Comment