Bëhet fjalë për një aeroplan të Air India i cili ishte rrëzuar pak pasi kishte nisur fluturimin nga aeroporti i qytetit perëndimor të Indisë, Ahmedabad.
Aeroplani që udhëtonte për në Londër u rrëzua në një zonë banimi të quajtur Meghani Nagar dhe rrëzimi ndodhi pesë minuta pas ngritjes në orën 13:38 sipas orës lokale.
Ky është rrëzimi i parë i një aeroplani Boeing 787, sipas bazës së të dhënave të Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit.
Sipas mediave, 787 Dreamliner është një aeroplan me trup të gjerë dhe dy motorë.
Modeli ka kryer më shumë se pesë milionë udhëtime në 14 vitet që nga fluturimi i tij i parë i pasagjerëve.
Be First to Comment