Skip to content

Numri dy i Partisë së Lirisë e nis vet bisedën me Beti Njumën dhe më pas ia kalon moderatores.

Ilir Meta: Përshëndetje Beti, për ju dhe Orën tuaj, Ora e Betit (emri i emisionit). I thashë, do t’i bësh shumë të fala Betit. Kur bëra Majën e Çikës herën e kaluar, Fatjoni që kishte qenë me ju më tha që këtu ka ndrydhur çik këmbën Beti, në mos gaboj.

Beti Njuma: Po ka 5 vjet ajo histori. Zoti Meta, sipo e bëni telefonatën tani, lejohet apo është nga ato telefonat e burgut.

Ilir Meta: Është telefon i burgut. Unë sa u ktheva nga Infermieria, se bëj herë pas here për qejf matje tensioni. 7 me 11, nuk lëviz këtu, është një gjendje e jashtëzakonshme. Të gjithë parametrat janë shumë lart. Jemi shumë mirë, si në kavalishencë. Si kavalishenca e Ministrisë së Mbrojtjes.

Beti Njuma: Nuk e besoj këtë

Ilir Meta: Jo jo, unë jam si në kavalishencë personalisht, jam shumë mirë.

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet prej muajsh në qelitë e Burgut 313 në Tiranë, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, si person i dyshuar për kryerjen e disa veprave të rënda penale. Hetimet ndaj tij nuk kanë përfunduar dhe janë shtyrë me gjashtë muaj.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *