Skip to content

Sipas mediave izraelite, operacioni u përgatit prej vitesh dhe përfshiu tre faza të koordinuara në mënyrë sekrete:

Skuadra komando brenda Iranit, njësi speciale të Mossad-it depërtuan në territorin iranian dhe vendosën armë precize pranë sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Këto u aktivizuan njëkohësisht me sulmet ajrore për të neutralizuar mbrojtjen iraniane.

Teknologji sulmuese në automjete civile, pajisje të fshehta shpërthyese u instaluan më parë në automjete civile në disa qytete iraniane.

Gjatë operacionit, ato u aktivizuan për të goditur objektivat strategjike.

Bazë sekrete me dronë brenda Iranit, një bazë e fshehtë me dronë të armatosur ishte ngritur në brendësi të Iranit. Dronët u lëshuan natën, duke goditur raketat tokë-tokë iraniane.

Në këtë ofensivë u vranë komandantë të lartë të Gardës Revolucionare, mes tyre edhe komandanti Hossein Salami, si dhe gjashtë shkencëtarë bërthamorë, konfirmuar nga media shtetërore iraniane.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se qëllimi i operacionit ishte neutralizimi i kapaciteteve bërthamore dhe raketore të Iranit. Ai e përshkroi ndërhyrjen si “një sukses të madh të inteligjencës dhe koordinimit ushtarak”.

Ndërkohë, SHBA u distancua nga sulmi, duke paralajmëruar Iranin të mos sulmojë bazat amerikane.

Irani ka kërcënuar me “hakmarrje të hidhur” dhe ka lëshuar më shumë se 100 dronë drejt Izraelit, të cilët sipas Tel Avivit po përpihen të ndalohen.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa rajoni rrezikon të përfshihet në një konflikt të gjerë ushtarak.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *