Skip to content

Forcat ajrore izraelite tashmë kanë mundësi që të fluturojnë mbi Teheran me avionë luftarakë, një avantazh ky shumë i rëndësishëm për Izraelin,

“Forcat Ajrore thonë gjithashtu se po punojnë për të penguar përpjekjet e Iranit për të lëshuar breshëri masive raketash balistike drejt Izraelit, me avionë luftarakë që fluturojnë mbi vendet e lëshimit. Me kalimin e kohës, aftësia e Iranit për të lëshuar raketa drejt Izraelit do të degradohet ngadalë, thotë Forcat Ajrore Izraelite”, raporton gazetari Fabian.

Ushtria izraelite po ashtu ka ndarë video dhe pamje të momenteve kur forcat ajrore i identifikojnë raketa-hedhësit e Iranit dhe më pas i bombardojnë. Izraeli është optimist që ka arritur superioritetin ajror dhe do të ketë mundësi që t’i godasë më lehtë të gjitha caqet ushtarake dhe bërthamore në Iran./gazetametro.net

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *