Skip to content

Bëhet e ditur se të premten, më 13 qershor, Izraeli filloi një operacion ushtarak kundër Iranit, përcjell Telegrafi.

Menjëherë pas kësaj, Netanyahu zbriti në strehë me ekipin ministror dhe nuk nuk u shfaq për ditë të tëra.

Kur aeroplani shtetëror i qeverisë izraelite u filmua në Greqi, filluan të qarkullonin spekulime se Netanyahu ishte larguar nga vendi.

Për shkak të presionit në rritje të publikut, kryeministri më në fund u shfaq.

Sot, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, ai vizitoi pjesën jugore të Tel Avivit – vendbanimin Bat Yam – i cili u godit në sulmin iranian.

Sipas mediave izraelite, Irani qëlloi raketa hipersonike dhe balistike në këtë qytet, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Frika dhe shqetësimi në fytyrën e Netanyahut nuk mund të kalonin pa u vënë re.

Sulmi iranian, në të cilin u përdorën raketa balistike dhe hipersonike, la pasoja të rënda: të paktën dhjetë persona u vranë, ndërsa 208 persona u lënduan.

Presidenti izraelit Isaac Herzog tha pas sulmit: “Një mëngjes shumë i trishtuar dhe i vështirë”./Periskopi/

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *