Skip to content

Pamjet filmike të incidentit tragjik tregojnë momentin kur fëmija merr një armë zjarri tip Glock 9mm nga një tavolinë në verandën e shtëpisë dhe fillon të luajë me të për disa sekonda. Në ato çaste, prindërit duket se janë të zhytur në bisedë dhe nuk e vënë re rrezikun, derisa fëmija tërheq këmbëzën dhe qëllon nënën e tij, e cila sapo ishte kthyer për ta parë.

Gruaja, e identifikuar si Deborah Rodrigues Monteiro, 27 vjeç, u qëllua në gjoks dhe krah. Fillimisht ajo dukej se kishte mbijetuar dhe u ngrit për të parë plagët, ndërsa djali i vogël hodhi armën dhe vrapoi drejt saj. Bashkëshorti i saj u përpoq ta ndihmonte dhe në të njëjtën kohë mori armën nga toka. Por kur nëna ndoqi djalin e saj të vogël që po largohej, ajo humbi ndjenjat dhe ra përtokë, ku ndërroi jetë.

Sipas policisë, arma dhe municionet janë sekuestruar nga hetuesit. Trupi i viktimës është dërguar në spital, ku u konstatua vdekja. Autopsia raportohet se është kryer të dielën në mëngjes, por rezultatet ende nuk janë publikuar.

Ngjarja është regjistruar nga kamera e sigurisë së familjes që ishte e vendosur në verandën ku po qëndronin. Pas publikimit të lajmit, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje për familjarët e viktimës.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *