Rreth dy milionë qytetarë votojnë sot e dielën, KQZ: Rezultatet e para, para orës 20:00
Rreth dy milionë qytetarë të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë të dielën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se “përgatitjet janë përmbyllur që votimi të zhvillohet në 910 qendra gjithandej Kosovës”.