Skip to content

Arredimi i brendshëm përfshin panele druri, mobilim luksoz, dhjetëra ekrane televizori dhe pajisje të nivelit të lartë, duke e kthyer avionin në një mjedis presidencial në ajër. Avioni mund të transportojë rreth 90 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit, dhe më parë ka qenë pjesë e flotës VIP të Qatar Airways, në dispozicion të elitës politike të vendit.

Trump e bëri të ditur vendimin për ta pranuar këtë dhuratë në platformën e tij Truth Social, duke e quajtur avionin një zgjidhje “të përkohshme” për të zëvendësuar Air Force One aktual, ndërsa pritet përfundimi i modeleve të reja nga kompania Boeing, e cila është përballur me vonesa dhe mbi buxhetim.

Megjithëse avioni është mbi një dekadë i vjetër, dhurata ka ngjallur polemika, për shkak të vlerës së saj, natyrës diplomatike të marrëdhënieve mes Trumpit dhe Katarit, dhe çështjeve të mundshme ligjore e etike që lidhen me pranimin e dhuratave nga qeveri të huaja citon DailyMail.

Ky veprim pritet të shkaktojë debat të fortë politik dhe të tërheqë vëmendjen e institucioneve të mbikëqyrjes etike në SHBA, ndërsa vetë Trumpi e paraqet atë si një zgjidhje praktike dhe patriotike në kohë sfidash për industrinë ajrore amerikane.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *