25 vjeçari Armir Osmani
Pas sherrit të dhunshëm në Prishtinë, Armiri është nisur menjëherë në drejtim të Pejës dhe pas i është vënë një patrullë policore. Disa minuta më vonë, makina ka dalë nga rruga dhe siç kanë raportuar policët që ishin në ndjekje, ajo ishte me shpejtësi skëterrë.
Skenat pas aksidentit kanë qenë vërtet tmerruese. Makina Audi Q8 me ngjyrë të zezë mori flakë si pasojë e rrokullisteve të vazhdueshme dhe shoferi 25 vjeçar mbeti i bllokuar.
Policët e kanë pasur të pamundur të ndërhynin për shkak të flakëve, ndërsa ndihma mjekësore dhe njësitë zjarrfikëse raportohet se kanë shkuar me shumë vonesë. Fatkeqësisht, katër orët pas aksidentit kanë qenë dramatike për Armir Osmanin.
“Në vendin e ngjarjës kanë dalë njësitet relevante të Policisë, ekipi i zjarrëfiksëve dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha të dielën zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Be First to Comment