Bëhet fjalë për Halil Umut Meler, gjyqtarin turk i cili në dhjetorin e vitit 2023 u vë viktimë e dhunës ndaj tij nga presidenti i klubit të Ankaragyçy, Faruk Koça.
Ky i fundit u fut në fushë dhe goditi me grusht në fytyrë gjyqtarin në fund të ndeshjes së Superligës turke ndaj Rizespor, ndërsa persona të tjerë të klubit të Ankaragyçy e shkelmuan ndërsa ishte i shtrirë në toke. Meler përfundoi me fraktura në spital, presidenti i klubit dha dorëheqjen dhe përfundoi pas hekurave, ndërsa kampionati u ndërprerë një javë në shenjë protestë ndaj kësaj ngjarje të rëndë.
SHIH VIDEON
Asistentët e tij në duelin Letoni-Shqipëri do të jenë Kerem Ersoj dhe İbrahim Çaglar Ujarçan, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Oguzhan Çakır. Ndërkohë, përgjegjës për VAR-in do të jenë dy gjermanët Harm Osmers dhe Daniel Shlager. Ajo që bie në sy gjithashtu është se vëzhguesi i gjyqtarëve për këtë sfidë do të jetë italiani Xhanluka Roki./PANORAMASPORT.AL
Be First to Comment