Sipas avokatit Genc Gjokutaj, arsyeja e thirrjes është një kallëzim i depozituar nga gjyqtarja Irena Gjoka, të cilën ai e përmend me ironi si “Irena + mbiemra 3 copë”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjokutaj e cilëson këtë veprim si pjesë e një praktike të njohur në drejtësinë shqiptare.
“Nesër ne orën 10.00 SPAK ka thirrur Dr. Berishën per te dhënë shpjegime ne lidhje me një kallëzim qe Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësinë shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin”, shkruan në Facebook, avokati Genc Gjokutaj.
Urdhri përcakton se Berisha duhet të paraqitet personalisht në ambientet e SPAK, pranë hetuesit të BKH-së, Ardrit Neli, duke sjellë me vete një dokument identifikimi. Urdhri bazohet në nenin 312 të Kodit të Procedurës Penale, që rregullon paraqitjen e detyruar të një personi për hetime.
SPAK thekson se në rast të mosparaqitjes pa një arsye të ligjshme, do të urdhërohet shoqërimi i detyruar i personit të thirrur.
Be First to Comment