“Më pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Lea nga Komuna jonë. Humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh.”
Ngjarja ndodhi gjatë paradites së sotme, kur autori, ende i paidentifikuar zyrtarisht, hyri në qendrën arsimore dhe nisi të qëllonte në mënyrë të papritur ndaj të pranishmëve. Viktimat përfshijnë edhe fëmijë të mitur, ndërsa sulmi ka shkaktuar panik të madh në qytet dhe në gjithë vendin.
Autoritetet austriake kanë nisur një hetim të thelluar për të zbardhur rrethanat dhe motivet që çuan në këtë akt të përgjakshëm. Mediat vendase raportojnë për një person të arrestuar, i cili po merret në pyetje nga policia.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe jo vetëm në Austri, por edhe në Kosovë, ku qytetarët dhe institucionet kanë shprehur solidaritet dhe dhimbje për humbjen e vajzës së re.
Masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm në të gjitha shkollat dhe institucionet publike në Austri, teksa vendi është zhytur në zymtësi. Shumë figura politike dhe shoqërore po reagojnë me thirrje për reflektim dhe veprim kundër dhunës.
Kujtimi i Lea Bajramit, një vajzë e re me ëndrra të mëdha, do të mbetet i gjallë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.
Be First to Comment