Avioni Boeing 787-8 Dreamliner u rrëzua mbi një konvikt mjekësh pranë aeroportit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe viktima të shumta, edhe pse bilanci i saktë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Sipas autoriteteve lokale, ekipet e emergjencës arritën menjëherë në vendngjarje dhe operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim. Nuk janë raportuar probleme atmosferike në kohën e ngritjes së avionit, çka i ka shtyrë ekspertët të dyshojnë për një përplasje të shumëfishtë me shpendë si shkak të mundshëm të rrëzimit.
Eksperti i fluturimeve, Marco Chan, konfirmoi se moti ishte i mirë dhe nuk kishte faktorë klimatikë që do të ndikonin në incident. Ndërkohë, ish-piloti Saurabh Bhatnagar theksoi se një përplasje me shpendë mund të ketë dëmtuar të dy motorët, duke shkaktuar humbje të fuqisë së avionit menjëherë pas ngritjes. Piloti i avionit kishte dhënë sinjal emergjence “Mayday” para rrëzimit.
Analisti i aviacionit Sanjay Lazar shtoi se modeli Dreamliner nuk kishte histori problemesh serioze teknike, duke e bërë përplasjen me shpendë skenarin më të mundshëm.
Ky është rasti i parë i rrëzimit të një “Boeing 787 Dreamliner” në 14 vite operim. Avioni ka qenë ndër më të besueshmit në industrinë ajrore dhe rrëzimi i tij përbën një goditje të rëndë për Boeing, që tashmë përballet me sfida të tjera për shkak të incidenteve me modelin 737 MAX.
Be First to Comment