Skip to content

Sipas analistëve të huaj ngritja e flamurit të kuq mbi Xhaminë e “Jamkaran”, është një sinajl që autoritetet iraniane po japin mesazhin se do të përgjigjen shumë shpejt ndaj sulmeve izraelite.

Ndërkohë që qindra protestues iranianë u mblodhën pasditen e sotme pranë Xhamisë “Jamkaran” për të kërkuar “ndëshkim” kundër Izraelit pas sulmeve të tij vdekjeprurëse ndaj Iranit.

Edhe udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi Izraelin dhe theksoi se republika islamike do të hakmerret.

“Izraeli duhet të parashikojë një ndëshkim të rëndë! Ata kanë kryer një krim ndaj vendit tonë të dashur dhe ushtria jonë nuk do t’i lënë ata të pandëshkuar”, tha Khamenei.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *