Ushtria izraelite nisi një operacion kundër krerëve të lartë të Iranit, lokacioneve ushtarake dhe shkencëtarëve bërthamorë të premten, në një nga përshkallëzimet më të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme gjatë dekadave të fundit. Irani tha se dhjetëra persona u vranë në sulm, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Teherani u përgjigj duke qëlluar me breshëri raketash balistike drejt Izraelit, ku vrau tre persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, tha zyrtari i IDF-së në një konferencë për media.
Zyrtari tha se sulmet në lokacionet bërthamore të Iranit në Natanz dhe Isfahan ishin në gjendje të dëmtonin lokacionet “ndjeshëm”. Irani më parë tha se dëmi në objekte ishte i kufizuar.
Be First to Comment