Përpos dhunës që kanë ushtruar ndaj saj, tre adoleshentet e kanë detyruar bashkëmoshtaren e tyre që të përdorë fjalë ofenduese. Ato kanë telefonuar një djalë të quajtur Romeo ku dhe i kanë kërkuar adoleshentes që t’i thotë fjalë banale. Më pas njëra nga vajzat, e identifikuar si Marsi e qëllon me pëllëmbë dhe e hedh në ferra.
“Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë Marsi kështu…unë do të rrj*p si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k*** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time”, dëgjohet Marsi t’i thotë të resë.
Sakaq theksojmë se kjo video është dorëzuar nga JOQ në Policinë e Fierit të cilët janë duke hetuar këtë rast dhe gjatë orëve në vijim pritet një njoftim zyrtar.
Një rast i rëndë bull*zmi është denoncuar së fundmi nga qytetarët në redaksinë e JOQ Albania, ku disa vajza adoleshente bull*zojnë dhe keqtrajtojnë një bashkëmoshataren e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara nga ana jonë, tre nga vajzat të cilat në..
Be First to Comment