Skip to content

Pamjet flasin vetë. Në çdo cep të QSUNT-së, nga hyrja spitalit deri te muret rrethuese, mbeturina plastike, kartonë, qese dhe mbetje të tjera urbane janë të hedhura brenda territorit. Lumi me plehra është pranë zonës ku kalojnë të sëmurë, mjekë, infermierë e qytetarë.

Qëndrojnë aty prej ditësh, pa u pastruar.

Kjo situatë, që tregon papërgjegjshmëri, sa qytetare, aq edhe institucionale, përbën rrezik real për përhapjen e infeksioneve dhe sëmundjeve në një mjedis që duhet të ishte i kontrolluar në mënyrën më strikte të mundshme.

“Nisesh për shërim, por merr infeksione nga lloj-lloj mbeturinash”, tha një qytetar.

“Edhe dhia e pastron vendin e vet…”, u shpreh një qytetare.

“S’është normale, por e dinë vetëm ata që kanë këtë vend këtu”, tha një qytetare.

Në çdo cep të këtij spitali gjen mbeturina.

Një prej zonave të parkimit, me kaotikja e këtij territori, është gjithë pluhur e gropa.

Përgjegjës për pastrimin brenda territorit është vetë QSUNT. Por mesa duket, epidemia e papastërtisë që ka prekur gjithë Tiranën në mënyrë të paimagjinueshme, është përhapur edhe në këtë spital.

Vetëm pasi panë grupin e xhirimit, drejtuesit e QSUT -së nxorrën disa punonjës me fshesa për të hequr një pjesë të mbetjeve.

Por siç shihet nga këto pamje, për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e këtij territori ka kohë që nuk kujdeset askush prej kohësh. Tv Klan

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *