Skip to content

Këto produkte më pas hidheshin sërish në treg, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e konsumatorëve.

Operacioni policor i koduar “Siguria Ushqimore”, sekuestroi sasi të mëdha mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara, ndërsa u arrestuan në flagrancë administratori i magazinës dhe magazinieri.

“Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. D., 38 vjeç, administrator i subjektit dhe A. D., 58 vjeç, magazinier. U proceduan penalisht shtetasit S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës”, tha Policia e Shtetit.

Nga hetimet, policia thotë se rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.

“Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 716 koli dhe dhjetëra kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje”, u tha në njoftimin policor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve./Telegrafi/

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *