Skip to content

Burimet e Sinjalit brenda hetimeve bëjnë me dije se viktima, G.B., rreth 64-vjeçar ka telefonuar linjën emergjente rreth orës 12:15, duke deklaruar se do t’i japë fund jetës së tij. Menjëherë pas thirrjes, patrulla policore është nisur drejt vendit të ngjarjes, në rrugën “Zeqir Kurti”, nr. 129.

Në momentin kur patrulla ka arritur, dyshohet se viktima kishte qëlluar veten në kokë me një plumb.

Megjithatë, ai ishte ende me shenja jete dhe me disa lëndime trupore, ndaj është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Rreth orës 13:36, mjekët kanë konstatuar ndërrimin e jetës së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve dhe krim-tekniku nga Stacioni Policor Skenderaj si dhe Hetimet Rajonale. Arma e përdorur – një pistoletë e llojit TT kalibër 7.62 mm – është konfiskuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar “Vetëvrasje”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *