“Për veten time kam shkuar në spital kur ka ndodhur ndonjë tragjedi. Për shembull përplasje me motor, fluturoj 22 metra, bie në tokë, thyej këmbën, zhvendoset një rruazë e shtyllës kurrizore, në ’98-ën kjo. Se si më doli diçka përpara. Ishte natë, nuk shihja, isha dhe pak turbullt”, u shpreh ai.
Tutje theksoi: “Kur kam qenë i vogël më pëlqente të isha sëmurë, sepse merrja tre ditë raport. Më sillnin disa kompostot. Rrija në divan. Nuk më zgjonte askush në 6 të mëngjesit. Nuk bëja as atë fizkulturën e mëngjesit. Dhe kur isha sëmurë më pëlqente, sepse i shmangia të gjitha këto”.
Këtë rrëfim Laerti nuk e ka bërë asnjëherë sa ishte në Big Brother, ndonëse qëndroi deri në fund.
Finalisti i edicionit të fundit megjithatë mblodhi shumë fansa e u pëlqye për mënyrën se si e zhvilloi lojën.
Në finale ishte së bashku me Rozana Radin, Egli Takon dhe Gjestin, ku ky i fundit u shpall fitues. /Telegrafi/
Be First to Comment