“Është ndalur sepse, po, dëmet janë serioze dhe të rënda. Por padyshim që nuk mund të heqim dorë nga pasurimi sepse është një arritje e shkencëtarëve tanë. Dhe tani, më shumë se kaq, është një çështje krenarie kombëtare”, ka thënë ministri i jashtëm për Fox News.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se Irani është i vetmi vend jo-bërthamor që aktualisht po pasuron uranium në 60 përqind.
Ky është një hap larg nga pasurimi prej 90 përqind i kërkuar për një armë bërthamore.
Fuqitë perëndimore e kanë akuzuar prej kohësh Teheranin se kërkon fshehurazi armë bërthamore. Irani e ka mohuar vazhdimisht këtë, duke këmbëngulur se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile, siç është prodhimi i energjisë.
Teherani dhe Uashingtoni kishin zhvilluar pesë raunde bisedimesh bërthamore duke filluar në prill, por një takim i planifikuar më 15 qershor u anulua pasi Izraeli nisi sulme ndaj Iranit, duke shkaktuar një konflikt 12-ditor.
Izraeli nisi një valë sulmesh të papritura ndaj armikut të tij rajonal më 13 qershor, duke synuar objektet kryesore ushtarake dhe bërthamore.
E Shtetet e Bashkuara nisën sulmet e tyre kundër programit bërthamor të Iranit më 22 qershor, duke goditur objektin e pasurimit të uraniumit në Fordow, në provincën Qom në jug të Teheranit, si dhe objektet bërthamore në Isfahan dhe Natanz. /Telegrafi/
Be First to Comment