Sipas Madyar, vetëm katër ekipe me dronë FPV (First-Person View) janë të mjaftueshme për të shkatërruar një bazë ushtarake të nivelit të lartë për më pak se 15 minuta, pa pasur nevojë të afrohen më shumë se 10 kilometra larg.
Ai e krahasoi fuqinë shkatërruese të sulmeve me dronë me sulmin famëkeq ndaj Pearl Harborit në vitin 1941.
Ukrainian Drone Chief Madyar drops brutal truth at NATO:
4 FPV teams could turn your base into Pearl Harbor in 15 mins — without getting within 10 km.
$300 drones can stop any tank, no matter how advanced. Ukraine leads in drone warfare.
Russia sends 400+ Shaheds a day — no… pic.twitter.com/aDlQlt5EiA
— Clash Report (@clashreport) July 22, 2025
“Dronët që kushtojnë vetëm 300 dollarë mund të ndalin çdo tank në fushëbetejë, pavarësisht teknologjisë apo mbrojtjes së tij. Ukraina është tashmë udhëheqëse globale në luftën me dronë”, tha Madyar.
Ai theksoi gjithashtu shkallën e përdorimit të dronëve nga Rusia, duke deklaruar se Moska hedh mbi 400 dronë Shahed në ditë mbi Ukrainën. “Asnjë qytet i NATO-s nuk mund ta përballonte një gjë të tillë, nëse do të ndodhte 7 ditë në javë,” paralajmëroi ai.
Në fund, Madyar bëri të ditur se faza tjetër e revolucionit teknologjik në luftë është zëvendësimi i këmbësorisë me robotë tokësorë pa pilot, të cilët do të përdoren për logjistikë në vijën e parë të frontit.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur shumë shtete perëndimore ende po përpiqen të kuptojnë rolin e teknologjisë së lirë por jashtëzakonisht të fuqishme në luftën moderne.
Madyar u bëri thirrje vendeve të NATO-s të veprojnë shpejt “nuk ka më kohë për teori. Lufta tashmë ka ndryshuar”. /Telegrafi/
Be First to Comment