Sipas burimeve shëndetësore, shumë nga viktimat u vranë përderisa prisnin ndihmë humanitare në afërsi të vendkalimit kufiar Zikim me Izraelin. Midis të vdekurve janë edhe katër persona nga e njëjta ndërtesë familjare në qytetin e Gazës.
Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun e urisë masive në enklavë, pavarësisht pretendimeve të Izraelit se nuk po bllokon shpërndarjen e ndihmave. Sipas OKB-së, pjesa më e madhe e ndihmës nuk mund të arrijë tek popullsia për shkak të bllokadave ushtarake dhe plaçkitjeve.
Bisedimet për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit janë ndërprerë, pasi negociatorët amerikanë dhe izraelitë u tërhoqën nga Katari. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paralajmëroi se po shqyrtohen “opsione alternative”, ndërsa Hamasi konsideron se tërheqja ishte një taktikë presioni.
Be First to Comment