Zyrtari tha se Hamasi mbetet i hapur për të studiuar çdo propozim që mund t’i japë fund luftës në Gaza, por theksoi se çdo marrëveshje duhet të mbrojë interesat palestineze dhe të sigurojë një tërheqje të plotë izraelite nga Gaza.
I pyetur në lidhje me armët e grupit, zyrtari tha “armët e rezistencës janë një vijë e kuqe për sa kohë që vazhdon pushtimi”.
“Çështja e armëve mund të diskutohet vetëm brenda kornizës së një zgjidhjeje politike që garanton krijimin e një shteti të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967”, tha ai për BBC.
Be First to Comment