Anijet Sirius, Alma dhe Adara u ndaluan rreth 80 milje nga bregu i Gazës, sipas organizatorëve që ndanë pozicionet e drejtpërdrejta të flotës, transmeton Telegrafi.
Në pamjet e postuara në X nga Ministria e Jashtme e Izraelit, aktivistja suedeze e klimës Thunberg shihet midis atyre që po ndalohen nga zyrtarët.
Ndërsa është ulur në dysheme, Thunberg merr atë që duket të jetë një shishe me ujë dhe vesh një kapelë të gjelbër me bretkosë dhe një pallto të bardhë ndërsa merr sendet e saj.
“Tashmë disa anije të flotës janë ndaluar në mënyrë të sigurt dhe pasagjerët e tyre po transferohen në një port izraelit”, thuhej në postim.
“Greta dhe miqtë e saj janë të sigurt dhe të shëndetshëm”, u tha ndwr tjera nga autoritetet izraelite.
Thunberg dhe aktorja amerikane Susan Sarandon, së bashku me nipin e Nelson Mandelës, Mandla Mandela, janë pjesë e konvojit kontrovers prej rreth 43 anijesh dhe 500 aktivistësh dhe punonjësish humanitarë që lundrojnë në atë që ata e përshkruajnë si një ‘mision paqësor’ për të shpërndarë furnizime për palestinezët në Gaza.
Thunberg u deportua nga Izraeli në qershor kur anija në të cilën ajo po udhëtonte me 11 persona të tjerë, Madleen, u ndalua nga ushtria.
Në atë kohë, Izraeli u akuzua për përdorimin e dronëve për të spërkatur një substancë irrituese në flotën e Thunberg, para se të hipte në të dhe ta ndalonte atë dhe aktivistë të tjerë. /Telegrafi/
Be First to Comment