Skip to content

Policia e Australisë Perëndimore po drejton një hetim të madh pasi objekti u zbulua rreth orës 14:00 të së shtunës pranë një zone minerare, rreth 30 kilometra larg qytetit të vogël Newman.

Punonjësit e minierës gjetën objektin mbi një rrugë. Autoritetet po punojnë me hipotezën se ai ka rënë nga hapësira. Sipas vlerësimeve të para, objekti është i ndërtuar nga fibra karboni dhe mund të jetë një rezervuar presioni apo pjesë e një rakete, në përputhje me përbërjet e zakonshme të komponentëve hapësinorë, shkruan A2 CNN.

Byroja Australiane e Sigurisë Ajrore ka konfirmuar se objekti nuk i përket ndonjë avioni komercial. Fotot tregojnë një strukturë të madhe të zezë, të ngjashme me mbetje të tjera të njohura nga ri-hyrja në atmosferë.

Agjencia Hapësinore Australiane do të kryejë analiza teknike për të përcaktuar origjinën e saktë. Zona është tashmë e siguruar dhe nuk paraqet rrezik për publikun. (A2 Televizion)

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *