Një deklaratë e fortë ka vënë në qendër të vëmendjes Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas gazetarit Almer Toska, një nga figurat më të larta të qeverisë shqiptare dyshohet se është e padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk mund të udhëtojë drejt Uashingtonit në cilësinë e përfaqësueses shtetërore.
“Ajo nuk e kalon dot oqeanin, sepse ka cënuar interesat kombëtare. Unë e kam të konfirmuar që nuk shkon dot si zyrtare në SHBA, për një sërë aferash,” u shpreh Toska në një debat televiziv, duke shtuar se informatat që ka janë të sigurta, ndonëse nuk zbuloi detaje mbi natyrën e aferave të dyshuara.
Deklarata e tij tronditi opinionin publik dhe hap një kapitull të ri akuzash ndaj qeverisë Rama, në një kohë kur Balluku është një nga figurat më të fuqishme të kabinetit.
Por gazetari nuk u ndal vetëm te Balluku. Ai shigjetoi drejtpërdrejt edhe Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se marrëdhëniet e tij me Uashingtonin janë të ngrira që prej ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump.
Be First to Comment