Skip to content

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Gebze, provinca Kocaeli pranë Stambollit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe prindërit janë ende nën rrënoja, u regjistrua nga një kamera sigurie në zonë dhe ishin vetëm 7 sekonda fatale.

Pamjet tregojnë kalimtarë që vrapojnë nga frika dhe mezi ikin për të shpëtuar nga lëndimet. Ndërtesa u shemb brenda sekondash, si një ‘kullë letre’.

Fillimisht, ndërtesa shihet në video duke u anuar pak për një arsye, (sikur t’i kishin prerë këmbën) të panjohur dhe brenda një sekonde të ndarë shembet e më pas shpërbëhet, duke shtypur makinat e parkuara.

Sipas mediave turke, kjo është një video nga një kamera sigurie që u bë publike dhe tregon shembjen e ndërtesës që ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit, në zonën “Mevlana Mahallesi”.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *