Skip to content

Këtë fakt e konfirmoi kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani gjatë raportimit në Kuvend. Dy anijet, që mbërritën në Vlorë në shtator 2022 dhe u morën me procedurë emergjente me firmë të Ballukut, kanë shpenzuar tashmë mbi 68 milionë dollarë për qira, operim dhe mirëmbajtje, pa prodhuar asnjë kilovat energjie.

Si nisi afera

Në vitin 2022, përballë një krize të ashpër energjetike globale (rritje çmimesh dhe thatësirë) qeveria shqiptare ndërmori një vendim urgjent për sigurimin e energjisë përmes dy termocentraleve lundruese të quajtura “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Ky vendim u drejtua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila në shtator 2022 inspektoi personalisht mbërritjen e anijeve në Vlorë. Balluku e cilësoi këtë një “fat” për Shqipërinë, duke argumentuar se shumë vende të tjera po tentonin të siguronin njësi të tilla gjeneruese gjatë kulmit të krizës. Anijet lundruese u morën me procedurë emergjente me arsyetimin se do të përmbushnin rreth 15% të nevojave kombëtare për energji elektrike, duke ulur varësinë nga importi dhe duke ruajtur rezervat hidrike në vend. Qeveria theksoi gjithashtu mbështetjen e partnerëve strategjikë (SHBA) në realizimin e kësaj marrëveshjeje, ndërsa garantoi se TEC-et lundruese plotësonin standardet mjedisore të Bankës Botërore për nivelin e ndotjes.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *