DEMI
Do keni dëshira të çmendura gjatë kësaj dite ju që jeni në çift, por partneri nuk do arrijë t’ua plotësojë dot të gjitha. Tregohuni të kuptueshëm dhe kënaquni edhe me pak. Për beqarët pritet të vijnë dashuri me shikim të parë. Do i shihni gjërat me një sy tjetër sot. Problemet financiare do fillojnë një e nga një të zgjidhen. Do jeni disi më të qetë kur të shpenzoni.
BINJAKËT
Ditë shumë e qëndrueshme dhe aspak negative kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kuptoheni edhe me shikime me partnerin dhe gjërat do ecin më së miri. Beqarët do marrin frymë lirisht sepse do e gjejnë personin e duhur. Në planin financiar duhet të luftoni fort për ta ndryshuar sa më shpejt situatën. Gjendja mund të përkeqësohet tej mase po i latë gjërat pas dore.
GAFORRJA
Nëse jeni në një lidhje, mos bëni gabim sot të joshni persona të tjerë sepse do e lëndoni tjetrin dhe do shkatërroni gjithçka të bukur që keni ndërtuar. Beqarët nuk do e marrin as sot guximin të dalin nëpër takime. Sërish do mbeten vetëm. Në planin financiar ka ardhur koha të bëni disa kufizime. Po nuk bëtë ekonomi sot, situata do dalë jashtë kontrollit.
LUANI
Çdo gjë do jetë shumë e thjeshtë për ju të dashuruarit sot. Do i shtoni dozat e komunikimit dhe gjërat do ecin në rrugën e duhur. Beqarët duhet të tregohen më të hapur dhe të mos mbyllen në vetvete. Vetëm në këtë mënyrë mund të realizojnë takimet e duhura. Çështjet financiare do jenë goxha delikate. Kujdes me çdo shpenzim që do kryeni.
VIRGJËRESHA
Ditë e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni aq mirë pranë atij që dashuroni saqë nuk do doni të ndaheni për asnjë çast. Beqarët nuk do e ndiejnë nevojën e një personi në krah dhe do mbeten me të njëjtin status. Në planin financiar do jeni të vendosur ta përmirësoni situatën dhe me pak mund do ja dilni mbanë.
PESHORJA
Marrëdhënia me partnerin do jetë goxha e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do gjeni fjalët e duhura për të ruajtur një komunikim të ngrohtë dhe gjërat do ecin për mrekulli. Beqarët do takojnë persona interesantë, por nuk do ndihen ende gati për të hedhur ndonjë hap më tej. Para se të shpenzoni, reflektoni njëherë për gjendjen financiare në të cilën ndodheni. Kështu do shmangni problemet.
AKREPI
Priten ndryshime drastike gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Partneri do ju surprizojë në çdo moment dhe do ju bëjë të ndiheni sa më mirë. Beqarët gjithashtu do kenë një ditë harmonike dhe të mbushur me takime mbresëlënëse. Gjendja e financave do varet nga sjellja juaj kohët e fundit. Po keni shpenzuar pa mbarim, do keni vështirësi të mëdha.
SHIGJETARI
Ditë goxha e ndërlikuar dhe delikate kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do merreni vesh me partnerin dhe nga ana tjetër do këmbëngulni gjithë kohës që të dalë e juaja. Beqarët do vazhdojnë të njihen me disa persona, por pa arritur të konkretizojnë një lidhje. Financat do jenë të mira. Do e keni më të lehtë të kryeni shpenzimet e dëshiruara.
BRICJAPI
Do jeni nostalgjikë sot ju të dashuruarit dhe me shumë gjasa do mendoni për të kaluarën. Kjo do ju bëjë edhe më melankolikë dhe herë pas here do mërziteni. As partneri nuk do ju nxjerrë dot nga ajo gjendje. Beqarët do marrin ftesa interesante nga disa persona që i njohin. Financat do jenë të mira, kështu që mund t’i kryeni shpenzimet e domosdoshme.
UJORI
Gjatë kësaj dite duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në jetën tuaj në çift. Nga momenti në moment mund të ketë mosmarrëveshje të cilat do jetë e vështirë të zgjidhen shpejt. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë, prandaj nuk do kërkojnë dikë në krah. Plutoni do ju nxisë të tregoheni të kujdesshëm me financat. Gjendja do jetë e qëndrueshme.
PESHQIT
Të dashuruarit më mirë ta lënë veten të lirë dhe t’i marrin gjërat si t’iu vijnë. Do ndihen edhe më mirë. Ju beqarët do tërhiqeni mjaft sot nga një person i cili nuk është aspak i përshtatshëm, por që do mundohet t’iu joshe me mënyrë të veçanta. Mundohuni të mos bini pre e tij. Financat do ua mbrojë gjatë gjithë kohës Jupiteri. Nuk pritet asnjë vështirësi.
Be First to Comment