Deklaratat vijnë pak ditë pas postimit të Trump në Truth Social, ku ai tha se kishte urdhëruar zyrtarët e mbrojtjes “të fillojnë testimet e armëve tona bërthamore në të njëjtin nivel me fuqitë kundërshtare”.
Wright shtoi se banorët afër zonave të testimeve, si në Nevada, nuk kanë arsye për shqetësim, pasi “testet po verifikojnë pjesët teknike të armëve për të garantuar sigurinë e tyre, jo për të shkaktuar shpërthime bërthamore.”
Deklaratat e Trump javën e kaluar u interpretuan nga shumë analistë si sinjal për rifillimin e testimeve bërthamore, të cilat SHBA i ndaluan që prej vitit 1992.
Në intervista të mëvonshme, Trump tha se “Rusia dhe Kina po kryejnë teste, por nuk flasin për to”. Sipas të dhënave ndërkombëtare, Rusia ndaloi testet bërthamore në vitin 1990, ndërsa Kina në vitin 1996.
Korea e Veriut mbetet e vetmja shtet që ka kryer teste bërthamore pas viteve ’90, megjithëse edhe Pheniani shpalli moratorium në vitin 2018.
Be First to Comment