Skip to content

Sipas Hoxhës, ky vendim mund të nxisë zhvillime të forta politike në kampin e majtë, pasi Veliaj pritet të ndërmarrë veprime të reja kundër kryeministrit Edi Rama.

Ai parashikon se përplasjet brenda PS-së mund të jenë më të forta se ato që ndodhën në Partinë Demokratike, duke theksuar se në PS luhet me interesa të mëdha ekonomike.

“PS ka nisur rrugëtimin e një çarje të saj dhe ky vendim i Gjykatës Kushtetuese për mua, nuk kam informacion, por kam intuitë politike që më bën të çojë që Veliaj do ndërmarri hapa të tjerë politikë kundër kryeministrit të vendit.

Pse mendoj këtë gjë? Ajo që do ndodhi në PS, dhe nuk do jetë dita e largët, ne s’kemi parë asgjë çfarë ka ndodhur në PD.

Nëse në PD kemi patur debat për një vulë se kush e merr, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë në një forcë politike si PS ku interesat ekonomike janë të jashtëzakonshëm dhe vjedhjet janë të pazakonshme.

Kemi një luftë brenda PS, për mua s’ka më pikën e dyshimit. Ai mund t’i drejtohet gjykatës për ndryshimin e masës së sigurisë për t’u rikthyer në detyrën e kryetarit të Bashkisë.”, tha ai.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *