Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on December 24, 2025 By admin No Comments on

Aksioni ka pasur ndikim të fortë publik, pasi mes të arrestuarve rezultojnë edhe persona me funksione drejtuese në kompaninë telefonike ONE Albania, sipas burimeve mediatike.

Sipas të dhënave zyrtare, në pranga kanë rënë edhe Erald Sina, Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania, si dhe Artan Pullazi, Team Leader në të njëjtën kompani. Përfshirja e tyre ka ngritur pikëpyetje serioze mbi rolin e individëve me pozicione drejtuese në kompani të mëdha private.

Policia bën me dije se gjatë operacionit janë arrestuar: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela, Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Gjatë kontrolleve në banesa dhe automjete, policia ka sekuestruar rreth 500 gramë kokainë, 10 kilogramë Cannabis Sativa, rreth 100 doza të gatshme për shpërndarje, pesë automjete, 28 telefona celularë, gjashtë peshore elektronike dhe rreth 3 mijë euro para cash.

Sipas policisë, pesë persona janë arrestuar më herët në kuadër të operacioneve të lidhura me këtë grup kriminal, ndërsa gjashtë shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal, përcaktimin e roleve të secilit të dyshuar dhe verifikimin e lidhjeve të mundshme mes veprimtarisë së paligjshme dhe pozicioneve profesionale që disa prej tyre mbanin.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Dil vetë më mirë se do të të degjeneroj”/ Plas keq në BB VIP: Tani vetëm me ty do merrem
Next Post: Drejtues të kompanisë One të përtfshirë në trafik droge, arrestohen 22 persona, mes tyre dy drejtorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme