Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on December 26, 2025 By admin No Comments on

Gjithashtu Ceno thotë se në vëmendje të SHBA-së janë dhe lidhjet e Edi Ramës dhe numrin dy të qeverisë me mikun izraelit të Ramës, Roni Yeffet me të cilin janë biseduar jo vetëm për afera biznesore, por nga krahu tjetër edhe për çështje gjeopolitike dhe politike të cilat bien ndesh me interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të rajonit këtu, po edhe të disa shteteve të tjera.

Kjo situatë dyshohet se ka krijuar një mjedis problematik për investitorët e huaj, të cilët thuhet se janë përballur me vështirësi dhe praktika të ngjashme me gjobëvënie.

Një rast flagrant është tërheqja e një kompanie të madhe amerikane të prodhimit të armatimeve, e cila kishte shprehur interes për të investuar në Shqipëri me mbështetjen e Uashingtonit.

Përfshirja e Roni Yeffet dhe bashkëpunëtorëve të tij në çështje që lidhen me kompani shtetërore, dyshohet se ka qenë shkaku kryesor i largimit të këtij investitori strategjik. Ky nuk është një rast i izoluar, pasi edhe kompani të tjera, veçanërisht në sektorin e energjisë, kanë hasur pengesa të mëdha.

Intervista:

Gazetari: Çfarë do të ndodhë?

Enri Ceno : Po ndodh pikërisht ajo që unë e kam thënë publikisht që gjatë periudhës së fushatës së zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar. Është një nga premtimet e presidentit amerikan që të ndryshojë edhe perceptimin mbi gjeopolitikën ë globale, ku përfshihet edhe rajoni jonë edhe sigurisht edhe vendi ynë.

Pra në shtator të këtij viti ka patur një iniciativë nga një grup kongresmenësh, të cilët kanë dorëzuar një ligj të ri që duhet të kalonte dhe së fundmi ka kaluar në dhomën e përfaqësuesve. Do marrë dhe miratimin e senatit gjithashtu, që do do jetë i detyrueshëm, pra do jetë forma e re diplomatike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me këtë president, po besoj dhe me presidentin pasardhës.

Gazetari: Dhe konkretisht çfarë pritet? Se këtu po lexojmë nga kibernetika, te energjia, te kontratat PPP të gjitha do të jenë në lupë?

Enri Ceno: Deri më sot flitet për Ergys Agasin si koordinatori i krimit të organizuar. Po. Edi Rama ka një as tjetër nën mëngë që quhet Ron Yeffet, është një izraelit me pasaportë amerikane, po së fundmi edhe shtetas shqiptar. Nuk e di nëse jeni në dijeni për këtë pjesë.

Pra ky është koordinatori i investimeve të huaja, çdo gjë ka kaluar nëpërmjet këtij personazhi. Edi Rama është njeri i afërt i këtij personazhi dhe ky personazh njeri i afërt i Edi Ramës dhe i qeverisë. Pra në këto dy-tre vitet e fundit Edi Rama ka marrë pjesë në dasmën e vajzës të këtij personazhi, ka marrë pjesë në funeralin e babait të këtij personazhi në New York.

Ka qenë në shtëpinë e tij në Neë York. Zonja Balluku ka qenë në shtëpinë e pushimeve në Greqi, në vilën e tij në Greqi të këtij personazhi. Duhet të ketë qenë para dy vitesh besoj, 2023-shin nëse s’gaboj. Gjatë takimeve që këta personazhe kanë patur me njëri-tjetrin, pra Edi Rama me Roni Yeffet, ka biseduar për aferë biznesore, por nga krahu tjetër edhe për çështje gjeopolitike dhe politike të cilat bien ndesh me interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të rajonit këtu, po edhe të disa shteteve të tjera që nuk nuk nuk nuk nuk mund t’i përmend këtu në në këtë intervistë.

Sigurisht që janë krijuar shumë probleme. Pra këta janë një grup, mund t’i quajmë sërish një organizatë kriminale, të cilët kanë gjobitur investorë të huaj, të cilët kanë investuar dhjetëra miliona dollarë në fusha, në industri të ndryshme, nga fusha e energjitikës, në fushën minerare. Gjithashtu është botërisht e ditur që një kompani, ndër më të mëdhajat në botë në fushën e armatimeve, pra prodhimit të armatimeve, kompani amerikane, e shtyrë nga Uashingtoni dhe nga ambasada amerikane këtu, ka patur interes për të investuar në në në këtë fushë, në këtë industri dhe përfshirja e këtij personazhi Roni Yeffet me bashkëpunëtorët e tij dhe me atë me ngjarjen që ka ndodhur me Kajon edhe me këto kompaninë shtetërore, përfshirjen e këtyre, ka bërë të mundur që kjo kompani të largohet.

Dhe janë një sërë kompanish të tjera të cilët kryesisht në fushën e energjitikës, të cilët kanë hasur probleme të mëdhaja në investimet e tyre në Shqipëri. Ne duhet të themi që doktrina e re e Uashingtonit ka ndryshuar plotësisht.

Siguria energjetike për ta është e rëndësishme e sigurisë kombëtare. Në Athinë ka ardhur një ambasadore, një njeri shumë i afërt i presidentit amerikan, të cilit nuk ka thjesht përsipër vetëm diplomacinë midis Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por në fokusin e saj është e gjithë siguria energjetike e të gjithë rajonit, duke përfshirë nga Rumania deri poshtë në Turqi. Pra kanë ndodhur shumë ndryshime dhe lajmet e fundit thjesht po dalin në sipërfaqe gjëra të cilat ne i kemi ditur me kohë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: SHIKONI pamjet se çfarë kap Peshkatari dhe filmon krijesen e frikshme ! (VIDEO)
Next Post: “Edi Rama ka një ‘AS’ tjetër nën mëngë”/ Ceno, paralajmëron ndryshime rrënjësore: Afera, lidhje, dhe interesa…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme