Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on December 26, 2025 By admin No Comments on

Po kështu janë publikuar detaje të tjera që këtë herë përfshijnë kryeministrin Edi Rama, sa i takon paracaktimit të tenderit për ndërtimin e rrugës së Porto Romanos.

Detaje të reja dalin në dritë nga dosja SPAK në ngarkim të e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut dhe vartësit të saj kreut të ARRSH në atë kohë, Evis Berberi. Përgjimet ekspozojnë sërish mënyrën se si Balluku dhe vartësit e saj përcaktojnë fituesit e tenderave dhe koncesioneve në rastin konkret për rrugën Thumanë Kashar. Ky koncesion me vlerë 245 milion euro u përfshi në dosjen që SPAK i dërgoi kuvendit bashkëngjitur kërkesës për heqjen e imunitetit të numrit dy të qeverisë. Biseda zhvillohet mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit i përket datës 15 qershor 2021.

Bisedat:

BELINDA BALLUKU: Isha me Bashkimin dje.

EVIS BERBERI: Si shkoi?

BELINDA BALLUKU: Dhe i thash kjo është sfida ime dhe e tij.

EVIS BERBERI: Po prandaj ndihej ndryshimi sot.

BELINDA BALLUKU: Me tha që vinçi për trarët e urës vjen nesër ose pasnesër.

EVIS BERBERI: Erdhi dje sot shkonte te ura. Se që andej po kthehem.

BELINDA BALLUKU: Unë po i bëj nderin e jetës me Thumanë-Kashar, ndaj ai do bëhet copë. Do flasim pak, mund të bëhet shumë ushtar. Është shumë i izoluar dhe i pashpresë, ndaj Agollin nuk e shiti kurrë dhe e bëri mbret.

EVIS BERBERI: Të vij sot të diskutojmë pak dhe për nesër në ora 9. S’ka se si ta shesë kanë punuar gjatë.

BELINDA BALLUKU: Se këta të tjerët janë të lidhur e të bërë gonxhe me njëri-tjetrin.

Po kështu janë publikuar edhe detaje të tjera që këtë herë përfshijnë kryeministrin Edi Rama, sa I takon paracaktimit të tenderit për ndërtimin e rrugës së Porto Romanos. Belinda Balluku e informon Evis Berberin se ka takuar biznesmenin Ramë Geci me kërkesën e kryeministrit Edi Rama, duke implikuar rëndë dhe këtë të fundit pasi de fakto biznesmeni e ka fituar tenderin.

Bisedat:

BELINDA BALLUKU: KM më kërkoi të takoj Ramë Gecin

EVIS BERBERI: E kishte takuar sot. Të kaloj nga zyra se e takova para një ore në kantier, bëra një xhiro në gjithë unazën

BELINDA BALLUKU: Jam në shpi peshk me pak fjalë, me një virozë

EVIS BERBERI: Obobo

BELINDA BALLUKU: Në PR do e çojmë këtë, them unë. Sa është PR?

EVIS BERBERI: 15 ml, rreth diku te 10 ml euro pa TVSH, 15 miliardë lekë

SPAK thotë se, Belinda Balluku pasi është njohur me akuzën, ka ushtruar presion ndaj Mirzeta Kashnicës, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tunelin e Llogarasë, dhe kjo u zbardh të enjten nga publikimi i të dhënave nga dosja hetimore.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Mjekët jua kanë fshehur: Kjo është receta e vetme që shëron gjëndrën tiroide (VIDEO)
Next Post: Rruga Thumanë–Kashar/ Dalin në dritë mesazhet e Ballukut me Berberin: Isha me Bashkimin dje, i thashë që…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme