Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on December 29, 2025 By admin No Comments on

Ushtria, marina, forcat ajrore dhe forca raketore janë dërguar për stërvitjet që përfshijnë ushtrime me armë zjarri, tha ushtria kineze, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Me emrin e koduar “Misioni i Drejtësisë 2025”, stërvitjet po zhvillohen disa ditë pasi SHBA-të njoftuan shitjen e një prej paketave të saj më të mëdha të armëve në Tajvan me vlerë 11 miliardë dollarë (rreth 9.4 miliardë euro).

Ky veprim shkaktoi protesta të ashpra nga Pekini, i cili nga ana tjetër sanksionoi firmat amerikane të mbrojtjes.

Footage published earlier by the Eastern Theater Command of the Chinese People’s Liberation Army as part of the lead up to Exercise “Justice Mission 2025” encircling the Island of Taiwan. pic.twitter.com/CWhFdX0VMI

— OSINTdefender (@sentdefender) December 29, 2025

Përpjekjet e Tajvanit për të rritur mbrojtjen e tij këtë vit kanë zemëruar gjithashtu Pekinin, i cili pretendon ishullin e vetëqeverisur si territorin e tij.

Zyra presidenciale e Tajvanit ka kritikuar stërvitjet e ardhshme kineze, duke i quajtur ato një sfidë ndaj normave ndërkombëtare.

Ministria e mbrojtjes e Tajvanit theksoi se ata zbuluan aeroplanë dhe anije kineze rreth Tajvanit të hënën në mëngjes dhe kanë vendosur forcat dhe sistemet e tyre raketore për të monitoruar situatën.

Forcat e saj janë në “gatishmëri të lartë” për të mbrojtur Tajvanin dhe për të “mbrojtur popullin tonë”, tha ministria.

Në një postim në Weibo, Komanda e Teatrit Lindor të ushtrisë kineze – përgjegjëse për Ngushticën e Tajvanit – e përshkroi stërvitjen e ardhshme ushtarake si një “mburojë drejtësie”.

“Të gjithë ata që komplotojnë pavarësinë do të shkatërrohen sapo të hasin mburojën!”, thuhej në postim.

Ndërsa disa stërvitje fillestare kanë filluar, ushtria tha se do të zhvillojë një stërvitje të madhe nga ora 08:00 deri në 18:00 sipas orës lokale të martën.

Ndërsa Kina ka bërë thirrje prej kohësh për “ribashkimin paqësor” me Tajvanin, ajo gjithashtu ka një ligj që thotë se do të përdorë “mjete jo-paqësore” për të parandaluar “shkëputjen” e ishullit. /Telegrafi/

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Ma ke bërë dy herë follow, s’ta kam kthyer”, Hygerta e vë në siklet Labin, ky bën sikur…(VIDEO)
Next Post: Kina vazhdon me stërvitje ushtarake rreth Tajvanit si paralajmërim për ‘forcat separatiste’ (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme