Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on December 29, 2025 By admin No Comments on

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, i ka shpëtuar sot një aksidenti të rëndë automobilistik në Nigeri që i mori jetën 2 miqve të tij.

Aksidenti ndodhi në autostradën Lagos–Ibadan, në verilindje të Lagos-it, kur automjeti tip Lexus Jeep me të cilin udhëtonte Joshua u përplas me një kamion të ndalur në anë të rrugës. Sipas Federal Road Safety Corps të Nigerisë, në makinë ndodheshin pesë persona dhe dyshohet se automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara gjatë një manovre parakalimi.

Dy persona humbën jetën në vend, ndërsa Joshua u nxor i gjallë nga mjeti, me lëndime të lehta. Dy pasagjerë të tjerë i shpëtuan aksidentit pa dëmtime.

Policia mbërriti në vendngjarje brenda tre minutash nga njoftimi.

Një i afërm i boksierit i tha BBC-së se lajmi për aksidentin ishte një “tronditje” për familjen.

“Shpresojmë për shërimin e shpejtë të Anthony-t dhe lutemi për shpirtin e atyre që humbën jetën,” tha ai, duke shtuar se Joshua po udhëtonte nga Lagos drejt shtëpisë së familjes.

Ngjarja vjen vetëm disa ditë pas rikthimit të bujshëm të Joshua-s në ring, ku ai mundi boksierin Jake Paul më 19 dhjetor në Miami. Në duelin gjashtë-raundësh, Joshua i theu nofullën Paul-it në dy vende, duke shënuar një fitore që i solli një shpërblimi prej 210 milionë paundësh.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Aktori Jackie Chan nuk do t’ia lërë pasurinë djalit, zgjedh bamirësinë
Next Post: Aksident i frikshëm/ Boksieri i njohur Anthony Joshua i shpëton vdekjes, 2 persona të tjerë humbin jetën (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme