Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on December 29, 2025 By admin No Comments on

Sipas informacioneve paraprake nga hetimet, konflikti nuk ka qenë i planifikuar, por ka eskaluar për një arsye banale – një fotografi e bërë me telefonin celular. Debati verbal mes të rinjve shpejt u shndërrua në një përleshje masive, ku u përdorën karrige, tryeza dhe shkopinj druri mbi 60 centimetra të gjatë. Në incident ishin përfshirë edhe disa shtetas rumunë.

Situata u përkeqësua më tej kur dy nga pjesëmarrësit, duke u përpjekur të largoheshin me makinë, goditën një maqedonas 27-vjeçar, i cili pësuar fraktura të rënda në të dyja këmbët. I lënduari u shtrua në spitalin e Perugias, ku mjekët parashikojnë një periudhë shërimi prej të paktën 30 ditësh.

Policia ende është në kërkim të shoferit dhe pasagjerit, ku përfshihet edhe një i mitur.

Pas njoftimit në numrin emergjent 112, në vendngjarje intervenuan një numër i madh karabinierësh dhe policësh italianë.
Të arrestuarit janë në moshë nga 19 deri në 31 vjeç, dhe disa prej tyre, sipas informacioneve, tashmë njiheshin nga organet e rendit.

Gjatë kontrollimeve, tek një nga të arrestuarit u gjet drogë, ndërsa një tjetër përpiqej të fshihte çelësat e makinës në një vazo për të shmangur sekuestrimin e saj. Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në burgun “Capanne” dhe do të përgjigjen për veprën penale të dhunës së rëndë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Këto janë 3 shenjat e hershme të një ataku në zemër, ndodhin shpesh në dimër (VIDEO)
Next Post: Kaos në Itali/ Përleshje masive mes maqedonasve dhe shqiptarëve përfundon me arrestime dhe disa të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme